PSG vazhdon dominimin në Ligue 1, shënojnë Icardi dhe Neymar VIDEO

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Angersit në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Ligue 1.

Kampionët aktual francezë kanë vazhduar dominimin në kampionat duke marr edhe fitoren e shtatë këtë sezon.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta shënuan edhe dy gola.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 13-të me anë të Pablo Sarabia, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Mauro Icardi (37′) shënoi gol të bukur për 2-0.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të vendasve, të cilët qarkulluan mirë topin, kontrolluan lojën dhe shënuan edhe dy gola tjerë për të vulosur fitoren.

Ishte mesfushori energjik Idrissa Gueye (59′), i cili shënoi për 3-0, ndërsa Neymar (90+) vulosi rezultatin përfundimtar 4-0.

Pas kësaj fitore, PSG e ka 21 pikë në vendin e parë, ndërsa Angers zë vendin e tretë me 16 pikë.

Në ndeshjen e radhës, parisienët luajnë në udhëtim te Nice, teksa Angers e pret Brestin.

loading…