PSG kryeson garën për De Ligt

Jo vetëm Barcelona, Juventus dhe Manchester United, pasi në garë për shërbimet e yllit të Ajaxit, Matthijs De Ligt është edhe Paris Saint Germain.

Mund të jetë pikërisht talenti holandez goditja e parë e brazilianit Leonardo si drejtor sportiv i kampionëve të Francës.

Duke iu referuar mediave të ndryshme PSG ka kaluar në “pole position” për të firmosur me De Ligt, duke mposhtur papritur konkurencën e Barçës, Juves dhe Manchester United.

Madje agjenti i lojtarit Mino Raiola ka udhëtuar drejt Parisit për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen. Kalimi i De Ligt te Paris Saint Germain mund të lirojë Marquinhos që pëlqehet shumë nga Juventusi.