Futboll
PSG-ja i do dy yje të Realit plus para për Neymarin
Gjiganti francez është i gatshëm ta shesë gjatë kësaj vere yllin brazilian, por vetëm me një ofertë bindëse.
Paris Saint-Germain është i vetëdijshëm se gjatë kësaj vere mund ta humbasë yllin e tij, Neymar.
Sulmuesi brazilian e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Franca.
Dhe, gjiganti nga Parisi po mundohet të përfitojë sa më shumë nga shitja e ish-futbollistit të Santosit dhe Barcelonës.
Real Madridi është njëri prej klubeve që e do Neymarin dhe Paris Saint-Germaini i kërkon dy futbollistë të madrilenëve, Luka Modric e Vinicius Junior plus para për Neymarin.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle Marca.
Sidoqoftë, “Los Blancos” duket se nuk janë të interesuar ta humbin futbollistin Vinicius.
Ndërkohë, Reali është i gatshëm t’i ofrojë James Rodriguezin apo Gareth Balen, në mënyrë që të vijë tek Neymari.