Paris Saint-Germain (PSG) ka arritur një fitore shumë të madhe në Turqi sonte kundër Galatasarayit duke arritur në kuotën e 6 pikëve në Grupin A, pesë më shumë se Real Madridi që barazoi sonte kundër Club Brugge
PSG arrin fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Galatasarayn sonte në Stamboll.
Ishte një lojë me shumë raste dhe e hapur por që kampionët francez arritën që ta marrin një fitore të ngushtë kundër turqëve.
https://tiger.cdnja.co/v/pj/pjW5.mp4?secure=3-cFwgnS4mKY3yCH8saSxA&expires=1569969000
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në pjesën e dytë nga Mauro Icardi në minutënm e 52-të.
Pas këtij goli Galatasaray tentoi të barazoi por pa sukses.
Kjo është fitorja e dytë e PSG-së në Ligën e Kampionëve, pasi që në ndeshjen e parë ata mposhtën Real Madridin.
Los Blancos pas barazimit me Club Brugge sonte janë në vendin e fundit me 1 pikë kurse Club Brugge në të dytin ndërkaq Galatasaray në të tretin.







