PSG dëshiron ta blejë përfundimisht Icardin

Icardi i ka bindur drejtuesit e klubit francez me paraqitjet e tij fantastike dhe tash PSG-ja do të mundohet ta blejë përfundimisht futbollistin e huazuar nga Interi

Sulmuesi argjentinas ishte huazuar gjatë verës tek klubi francez nga Interi dhe parisienët po planifikojnë ta blejnë atë vetëm pas dy muajsh huazimi.

26 vjeçari i ka realizuar 7 gola në 7 ndeshje me klubin francez dhe PSG-ja po mendon ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së lojtarit.

Sipas mediave franceze dhe atyre italiane, Paris Saint-Germaini mund ta blejë ish futbollistin e Sampdorias për 70 milionë euro.

Icardi ka kontratë me Interin, por një ofertë e majme mund t’i bindë Nerazzurrët që ta shesin sulmuesin e tyre problematik.

loading…