Pse u ulën kah opozita dy deputetët e pakënaqur të Vetëvendosjes, Rrahmani tregon arsyen

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Gramos Agusholli në seancën e sotme të Kuvendit e cila sapo përfundoi u panë të ulur në pjesën e opozitës.

Kjo u nënkuptua si një sinjal se ata po largohen nga Vetëvendosje.

Por, njëri nga deputetët thotë se e kanë bërë për arsye praktike.

Demokracia.com e ka kontaktuar përmes telefonit deputetin Eman Rrahmani.

“Vallahi veç për qef, ma ngat derës me dalë kanihere…. Nuk ka kurrgjë tjetër.”, tha me shaka Rrahmani, ndonëse veprimi i tyre u interpretua si i qëllimshëm.

Pas publikimit të lajmit për këtë lëvizje të dyshimtë, dy deputetëve të cilët së fundmi kanë shfaqur pakënaqësi u pa se iu ofrua menjëherë shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Nuk dihet se çka iu tha atyre shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, por sigurisht ka pasur të bëjë me uljen e tyre të pazakontë.

Sigurisht lëvizja e tyre u vërejt edhe nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca i cili e pyeti Kusarin ‘a i ke të gjitha resurset?”/Demokracia.com/