Policia

Pse u suspendua polici që shau pasi ia larguan fotografinë e Adem Jasharit? Përgjigjet drejtori i Policisë

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka komentuar rastin e diskutuar publikisht, ku një polic u suspendua pasi kishe sharë. Kjo për shkak se dikush nga kolegët ia kishte larguar flamujt dhe fotografinë e Adem Jasharit.

Për këtë rast është pyetur drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, në Komision.

Ai ka thënë se ky polic ka pasur disa telashe edhe më herët me eprorin.

“Te rasti i suspendimit të policit në Lipjan. Këtu ka pasur disa probleme mes eprorëve të Policisë. Eprorit dhe policit. Nuk është çështja vetëm te hekja e flamurit dhe fotografitë së komandantit, dhe ne do të sigurojmë informacione dhe t’iu njoftojmë përmes Emailit”, tha ai.