Lulzim Fejzullahu

Pse u fut “Besa” në vrasjen e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu? Gazetari: Falja e gjakut dhe gabimi

Futja e “Besës” në mes në vrasjen e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu ka sjellë reagime të shumta në Kosovë. Xhaxhai i të ndjerit, Rrahim Fejzullahu tha se “Besë” kishte vetëm për njërën familje dhe jo për tjetrën. Gazetari Muharrem Kafexhiu në një lidhje me “Skype” nga Kosova për “5Pyetjet.al” shprehet kundër kësaj lëvizje që bëri imami i Podujevës, Bekim Jashari.

“Është një nga rastet më të vështirë vetë fakti dhe mënyra si u vra Lulëzimi. Ka pasur një vorbull reagimesh të panevojshme, si rikthimi i dënimit me vdekje. Janë nxitur komentet negative. Kjo çështja e besës që e dha xhaxhai i të ndjerit mendoj se është e gabuar. Kosova ka polici dhe autoritete që merren me këtë çështje.

Është problematike të merresh me çështjen e besës. Edhe në të kaluarën kemi pasur raste kur nuk është falur gjaku, por nuk janë marrë me jetën e tij. Ky rikthimi prej një muaji të besës është edhe pak kontradiktor. Po përfshihet edhe feja. Dhënia e besës për një muaj është çështje shumë e gabuar dhe shpresoj që autoritet të marrin masa.

Për një familje ka dhënë besë një muaj dhe për tjetrën nuk ka dhënë aspak. Xhaxhai i të ndjerit është i emocionuar, ka pasur një humbje të madhe. E pranoi se po të ishte i tiji edhe mund ta falte por është fëmija jetim i të vëllait, por çështja e besës është e gabuar” tha ai për 5Pyetjet.al”.