Analisti politik

Pse Spanja njohu pasaportën e Republikës së Kosovës sipas Lulzim Pecit

Analisti politik Lulzim Peci në ”Click” të RTV21 tha se njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja nuk është meritë e politikës kosovare.

”Realiteti është se Spanja mbeti e vetmuar në Evropë dhe nuk kishte ndonjë arsye madhore të vazhdojë me politikën e saj të ngurtë”, tha ndër tjera Peci.

Peci tutje ka shtuar se Kosova nuk ka ndikim në Spanjë dhe sipas tij, kjo lëvizje nga ana e Spanjës është bërë për shkak ”të rrethanave evropiane me liberalizimin e vizave”.