Pse nuk mori pjesë Haradinaj në takimin e presidentes me partitë politike, flasin nga AAK-ja

Presidentja Vjosa Osmani në takim me drejtues të partive politike në vend, vendosën që të mos shtyhen zgjedhjet e caktuara më datën 17 tetor.

Në takim morën pjesë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i LDK-së Lumir Abdixhiku.

Preh liderëve kryesor mungoi vetëm Ramush Haradinaj i AAK-së.

Selim Selim inga AAK i ftuar në emisionin “Politiko” të Kanal 10 ka thënë se Haradinaj e ka pasur agjendën e zënë.

“Haradinaj nuk mori pjesë për shkak të agjendës. Në takim ka qenë nënkryetari Nitaj. Haradinaj e ka dekleguar nënkryetarin Nitaj me të gjitha kompetencat”, tha Selimi.