Detektivja

Pse ndahen çiftet shqiptare? Detektivja zbulon arsyet

Detektivja e çifteve Shkënda Lili e ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel rrëfeu se përse ndahen çiftet shqiptare dhe nëse tradhtia është shkak.

Ajo u shpreh se divorci nuk vjen nga tradhtia por nga shkaqe të tjera sic janë ato ekonomike apo dhuna.  Lili u shpreh se në fillimet e saj vinin më shumë gra që kërkonin hetim për burrat e tyre, kurse tani  shkojnë më shumë burrat për të siguruar prova për divorcin.

“Pjesa ekonomike ndikon tek ndarja ose dhuna. Pothuajse gjithë të martuarit tradhtojnë. Në familje tradhton më shumë mashkulli. Kur tradhton femra e bën me ndërgjegje, kurse mashkulli e bën për inerci. Ose për shembull kur thotë shoku im ka të dashur, pse mos e kem dhe unë. Në fillimet e mia vinin gratë, kurse tani vijnë burrat. Burrat vijnë kur çdo gjë ka marrë fund dhe i duan për prova. Gratë vijnë kur janë të pavarura se edhe kostoja është e lartë. Edhe unë e fal një flirt, një natë do e falja”, tha detektivja.

Dalina: Më shumë shoku burrit apo më i ri se vetja?

“Çuni më i ri se vetja. Gratë që janë pak të pushtetshme duan çuna më të rinj. Nuk na ka ndodhur që të na kapin në flagrancë gjatë hetimit, unë do isha në siklet kur më kap dikush në flagrancë“, tha ajo.