Specialja

Pse ia refuzoi Gjykata Speciale kërkesën Hysni Gucatit që ta vizitojë nënë e sëmurë në Kosovë?

Një panel i Gjykatës Supreme të Speciales në Hagë, ia ka refuzuar Hysni Gucatit kërkesën për ta vizituar nënën e tij në gjendje të rëndë shëndetësore në Kosovë.

Në vendimin e Supremes me seli në Hagë thuhet se Hysni Gucati nuk ka ofruar prova të qarta për gjendjen e rënduar të nënës së tij. Në vendimin që e ka parë gazeta Nacionale thuhet se vizitë e tillë tek nëna e tij, Gucatit i ishte lejuar në pesë raste.

“Prandaj, dhe duke pasur parasysh faktin se përgjigja nuk përmban ndonjë informacion të mëtejshëm që do t’i ndihmonte Panelit në përcaktimin e tij, përveç faktit se gjendja e nënës së z. Gucati nuk duket të ketë ndryshuar në javët e kaluara, paneli do ta shpërfillë përgjigjen”, thuhet në vendimin e Supremes të nënshkruar nga kryetarja e Gjykatës Speciale.

Sipas vendimit të panelit, pasi gjendja shëndetësore e nënës së Gucatit nuk ka ndryshuar, nuk ka arsye për lejimin e një vizite tjetër në Kosovë, pasi vizita e fundit ishte në mars 2023.

“Më e rëndësishmja, Paneli rikujton se z. Gucati është një person i dënuar që po ndjek një aktgjykim të formës së prerë nga Kolegji i Gjykatës së Apelit dhe aktualisht është duke vuajtur dënimin me burg prej katër vjetësh e tre muajsh. Paneli vëren se nuk ka asnjë të drejtë të qenësishme për vizitat nga paraburgimi në bazë të arsyeve detyruese humanitare, veçanërisht kur një person është dënuar me vendim të formës së prerë, gjë që ka pasoja, veçanërisht humbjen e lirisë. Paneli thekson se, megjithatë, z. Gucati iu dha një vizitë tjetër, e pesta, pas nxjerrjes së Aktgjykimit të Apelit”, thuhet në këtë vendim.

Gjykata Supreme në Hagë i ka ofruar disa lehtësime të tjera Gucatit për të komunikuar me nënë e tij.

“Së fundi, Paneli thekson se ka mjete alternative në dispozicion për z. Gucati për të komunikuar me familjen e tij në ambientet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara, duke përfshirë 10 video-telefonata në muaj. Për këtë qëllim, Paneli vëren parashtrimin e Sekretarit që, nëse nëse është e nevojshme, ajo mund të lëshojë udhëzime “për të akomoduar një ditë shtesë vizite për të lehtësuar vizitat e urgjencës me video për shkak të sëmundjes së rëndë, lëndimit të rëndë ose vdekjes së një të afërmi të afërt”. Duke pasur parasysh natyrën [E REDAKTUAR] të gjendjes shëndetësore të Nënës së z. Gucati, Paneli kërkon nga Sekretari t’i jepni z. Gucat video-telefonata shtesë me nënën e tij, sipas nevojës”, thuhet në këtë vendim që është marrë në korrik, e është bërë publik tek para pak ditësh.

“Në dritën e sa më sipër, Kolegji konstaton se z. Gucati nuk ka dëshmuar se ekzistojnë rrethana të reja urgjente, të jashtëzakonshme dhe bindëse që do të justifikonin tejkalimin e përcaktimit të gjyqtarit të vetëm që ai vizitoi në mars 2023 [REDAKTUAR]. Prandaj, Paneli e refuzon kërkesën”, thuhet në mbyllje të vendimit.

Hysni Gucati që nga arrestimi ka ardhur disa herë në Kosovë. Ai fillimisht erdhi për ceremoninë mortore të vdekjes së babait, dhe e vizitoi nën e tij në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gucati është dënuar me 4 vjet e 3 muaj burgim nga Gjykata Speciale, dhe aktualisht është në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme në Hagë.