Pse e sheh në ëndërr ish-të dashurin?

Të harrosh ish- të dashurin mund të jetë proces i shkurtër dhe i ëmbël ashtu siç mund të duket i pafund dhe i dhimbshëm.

Ndonjëherë na duket e pabesueshme sesi ai kalon ende në mendjen tonë, edhe pas muajsh a vitesh të ndarë. Po ai mëngjesi pasi e ke parë në ëndërr gjatë gjithë natës?

Pse ta shihje? Ç’tregon kjo?! Ok, e dimë që mendimi i parë është frika se mos jeni ende të dashuruara me të, por bëni durim.

Të shohësh në ëndërr ish-të dashurin është krejt normale dhe më shumë se për të, kjo ëndërr flet për ty!

Kur jemi të dashuruar dhe në marrëdhënie me dikë, ne përvetësojmë shumë prej tij/saj.

Sjelljet tona familjarizohen gjithnjë e më tepër dhe gjasat që të marrim tipare nga personaliteti i tij janë të mëdha.

Falë kësaj lidhjeje intime, nëse shihni në ëndërr atë pas shumë kohësh, është sepse ndoshta jeni duke u përpjekur të bëni paqe me pjesë të vetes suaj që i keni dedikuar më shumë atij. Kështu, mos e përdorni si një arsyetim për t’i shkruar.

Po nëse ëndërroni sikur po tradhtoni partnerin aktual me ish-in?

Kjo e komplikon paksa situatën. Të ëndërrosh për dikë tjetër kur je në një lidhje është e sikletshme, por bëhet dyfish kur dikushi është ish-i. Kujtoni se ëndrrat s’mund t’i kontrolloni. Vetëm se ëndërruat një tradhti me të, s’do të thotë që kjo do të ndodhë.

Ç’kuptim ka ëndrra?

Të tradhtosh në ëndërr do të thotë se ka diçka në jetën reale për të cilën ndiheni në faj. Mund të jetë një gabim që keni bërë në një situatë të caktuar ose mendoni që s’po jepni mjaftueshëm në lidhje.

Përsa i përket ish-it, ndoshta sërish ka diçka që ju ka mbetur peng nga ndarja me të. Ose thjesht trurit i është bërë zakon një fantazi e tillë. Nëse e keni harruar apo jo, e ndjeni në qindra mënyra të tjera, ëndrra nuk thotë asgjë!