Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të vitit 2025, derisa po kthehej nga Gjermania për në Kosovë, pritet të lirohet nga burgu.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë shprehur gëzimin për lirimin e tij.

“Ditë feste për familjen tonë, lirohet nga burgu i Serbisë vëllai ynë Behar Preniqi. E presim me padurim ardhjen e tij”, thuhet në postimin e familjarëve.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fnaser.preniqi%2Fposts%2Fpfbid0gQYLnxgMiNC3qBqivJQ1wnJh8np9tKMyE9C28M7iJ8RSsSVXcTJXaKAHHUAbujjQl&show_text=true&width=500

Preniqi ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të vitit 2025, gjatë udhëtimit të tij nga Gjermania drejt Kosovës.