Pse e injoruan Osmani, Kurti e Konjufca përvjetorin e Rambujesë

23 vjet më parë, këta burra vendosën për fatin e Kosovës. Por në këtë përvjetor, tre drejtuesit institucionalë të Kosovës, Vjosa Osamni, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca nuk e thanë asnjë fjalë për konferencën e Rambujesë.

Askush nga zyrat e këtyre tre liderëve institucionalë nuk i ka kthyer përgjigje Klanit për këtë heshtje.

Kurti gjatë luftës dhe pas saj, e më pas edhe Konjufca si bashkpartiak i tij janë deklaruar kundër konferencës së Rambujesë, por dikush vlerëson se kjo qasje duhet ndryshuar.