COVID-19

Pse disa njerëzve u duhet kohë e gjatë për ta marrë veten pasi të shërohen nga koronavirusi?

Të sëmurët që shërohen nga koronavirusi dalin nga spitali pas dy javë e gjysmë, por në rastet më kritike riaftësimi mund të kërkojë muaj.

Kur pacienti është duke u shëruar, ka gjasa që të jetë gjithsesi infektues ndaj të tjerëve, prandaj ata vazhdojnë të mbahen nën vëzhgim nga mjekët dhe shpesh dalja e tyre nga spitali shoqërohet me këshillën e vendosjes në karantinë shtëpie.

Për disa raste më të rënda të COVID-19, mjekët thonë se shërimi i të infektuarve mund të zgjasë deri në gjashtë javë.Sidoqoftë, gjithnjë e më shumë njerëz po thonë se vazhdojnë të kenë simptoma për javë ose muaj edhe pasi kanë menduar se janë shëruar.

Ky fenomen është përhapur aq shumë, saqë tani i është dhënë emri: “COVID i gjatë”. Nuk ka asnjë përkufizim mjekësor ose listë të simptomave të njëjta për të gjithë pacientët – dy persona me COVID-19 të gjatë mund të kenë përvoja shumë të ndryshme, por forma më e zakonshme e këtij virusi është lodhja dhe plogështia e përgjithshme.

Simptoma të tjera përfshijnë gulçim, kollë të vazhdueshme, dhimbje të kyçeve, ngërçe muskulore, probleme të dëgjimit dhe shikimit, dhimbje koke, humbje e shijes dhe nuhatjes si dhe dëmtime të zemrës, mushkërive, veshkave dhe zorrëve.

Deri më sot, kundër koronavirusit nuk ka vaksinë, prandaj mënyra më e mirë për të mos u sëmurur është parandalimi i prekjes prej tij, mbylljes në shtëpi.