Pse bora është e bardhë?

Imagjinoni sikur po zgjoheni pas një nate të tërë me të reshura dëbore – ju hapni dritaren dhe para jush shfaqet një botë e bardhë. Por, nëse e lëshoni rubinetin ose e hapni frizin, do të vini re që uji dhe akulli kanë ngjyrë të tejdukshme. Atëherë, pse bora është e bardhë? Është e gjitha çështje optike!

Për ta kuptuar se si një substancë e tejdukshme, mund të transformohet në diçka të bardhë, Kenneth Libbrecht, një profesor i fizikës në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni dhe autor i snowcrystals.com, përdori analogjinë në vijim: “Nëse e merrni një copë qelqi, ta zëmë një copë xhami, e cila siç e dini është e tejdukshme dhe e copëtoni në copëza akoma më të vogla… bëhet e bardhë!”.

Libbrecht tha se arsyeja e këtij ndryshimi është pikërisht mënyra e ndryshme se si drita “vepron” në një sipërfaqe njëfishe – dritare p.sh, dhe në copëza të shumëfishta qelqi, dhe i njëjti koncept vlen edhe për borën.

Bazuar në shkencën e optikës, kur drita bie në një trup ajo transmetohet (kalon nëpërmjet tij), absorbohet (përthithet) nga vet objekti ose reflektohet (kthehet) prej tijj. Kur drita godet një sipërfaqe të lëmuar e të sheshtë si xhami ose akulli, rrezet e saj zakonisht kalojnë drejt pa devijuar drejtimin fillestar. Dhe duke qenë se sytë tuaj arrijnë t’i shohin trupat vetëm duke përpunuar valët e dritës të reflektuara apo të absorbuara nga trupi, atëherë sipas Popular Science, kjo është arsyeja pse qelqi dhe akulli zakonisht duken të tejdukshëm.

Sidoqoftë, në rastin e copëtimit të xhamit, krijohen copëza të panumërta e të pabarabarta . Kur drita godet këto sipërfaqe të parregullta, ajo reflekton dhe shpërndahet në të gjitha drejtimet. E njëjta gjë vlen edhe për fijet e dëborës, të cilat, sipas Korporatës Universitare për Kërkime Atmosferike, përbëhen nga qindra kristale akulli të vogla, të ndryshme në formë dhe strukturë.

Duke qenë se drita që godet copat e qelqit ose fijet e dëborës reflektohet në mënyrë të barabartë, këto rreze përfshijnë të gjitha ngjyrat e përbërëse të dritës së dukshme (e kuqe, portokall, e verdhë, jeshile, kur shikon borën.

Edhe pse tradicionalisht ngjyra e borës mbetet e bardha, ajo mund të marr edhe ngjyra tjera – hipnotizuese.

Sipas Libbrecht, ajsbergët dhe akullnajat ndonjëherë mund të duken blu, kjo ndodh kur “drita hyn në ta” përmes çarjeve dhe në vend se të reflektojë ajo bllokohet. Sa më thellë tyre drita të jetë duke arritur, aq më shumë i devijohet drejtimit fillestar. Duke qenë se uji dhe akulli “më shumë preferojnë të absorbojnë dritën e kuqe sesa të kaltrën”, kur më në fund rrezet e dritës arrijnë të depërtojnë nga shtresat e dëborës, për shkak të ndryshimit të gjatësisë valore ndërmjet ngjyrës së kaltër dhe të kuqe, e kaltra do të reflektohet më shumë në sytë tonë. Sa më thellë të arrij të depërtojë drita nëpër akullnaja aq më e kaltra do duken ato.

Sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave për Dëborë dhe Akull, duhet të jetë thellësia e borës të paktën disa metra (1 feet është 0,3 metra) për t’u arritur ky ngjyrim.

Ngjyrimet e borës me pink dhe të kuqe – të njohura si “borë shalqi” janë dokumentuar po ashtu.
Këto ngjyra vinë nga një lloji i algave që jetojnë ujërat e ëmbla, e që duan të mbijetojnë edhe pse janë mbuluar me akuj.
Në mënyrë të ngjashme, grimcat dhe organizmat e tjerë gjithashtu mund të ngjyrosin borën. Për shkak të kësaj, Libbrecht pranon që, në mënyrë hipotetike, bora mund të marrë çdo ngjyrë të ylberit.

E natyrisht, nuk ka ndonjë gjë misterioze se nga vjen një ngjyrim tjetër i borës, nëse shihni dëborë të verdhë vende-vende, është një bast i sigurt se janë gjurmët e ndonjë kafshe vërdallë.