Të premten në kryeqytet u përurua shtatorja e legjendës së futbollit Fadil Vokrri. Ajo u vendos para stadiumit në Prishtinës që mban emrin e tij.
Ky ishte një moment emocionues për familjarët të cilët falënderuan kontributdhënësit, derisa shtuan që shpresojnë që shtatorja e Vokrrit të jetë inspirim për të rinjtë.
E Vokrri i bashkoi pas ca kohe ish-bashkë partiakët Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti, por pa përshëndetje dorë për dorë.







