Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka vendosur të hesht rreth çështjes së pezullimit të drejtoreshës së Inspekcionit, Entela Hyseni.

Por pse duhet që ai ta bëjë këtë?

Krejt kjo ngaqë ndaj Entela Hysenit dje nisi një proces gjyqësor, në të cilin akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ne nje rast qe lidhet me ankesat e Valon Salihut, pronarit te disa lokaleve në lagjen “Fidanishtja” në Gjilan, i cili është përballur me vështirësi në shfrytëzimin e tyre për shkak të një muri të ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas aktakuzës, Entela Hyseni nga data 02.07.2024 nuk ka përmbushur detyrimet e saj ligjore, duke mos ekzekutuar aktvendimin për rrënim, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Valon Salihut. Kjo e bën atë përgjegjëse për shkelje ligjore, sipas Prokurorisë, shkruan Ballkani.info.

Ngritja e aktakuzës ndaj Entela Hysenit sipas ligjit për zyrtarët publik, Neni 69, paragrafi 1, pika 1.5, parasheh që nënpunësit civil ndaj të cilit është inicuar procedurë penale, për kryerje të veprës penale gjatë ushtrimit të funksionit të tij/saj, duhet të pezullohet sipas detyrës zyrtare.

Lidhur me këtë rast, Ballkani.info, ka tentuar të kontaktojë me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin, mirëpo i njëjti nuk iu është përgjigjur thirrjes sonë, pastaj i janë përcjellë edhe pyetjet lidhur me mosveprim në këtë rast si dhe se a do t’i përmbahet ligjit për zyrtarët publik për pezullimin nga puna të drejtoreshës Hyseni.

Edhe një ditë pas thirrjeve, e mesazheve në drejtim të kryetarit Hyseni, Ballkani.info nuk ka marrë një përgjigje nga ai lidhur me këto çështje.

Për më shumë ndiqni videon: