PSD ia shpërndanë numrin Hekuran Muratit, ia kërkojnë dorëheqjen pas deklaratave skandaloze për UÇK-në

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate e Kosovës i ka shkruar mesazh ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve pasi iu bënë publike disa deklarata skandaloze lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. 

Nushi ia ka shkruar mesazh në numrin personal ministrit Murati dhe të njëjtin  bashkë me numrin e telefonit e ka bërë publik në rrjetin social Facebook.

“Hekuran Muratit ia kërkova dorëheqjen edhe personalisht, sepse ai luftën ndaj UCK e kish prioritet personal.”, ka shkruar Nushi.

Një mesazh të tillë e ka shpërndarë edhe Teutë Rrusta.

“Unë ia kërkova dorëheqjen Ministrit Hekuran Murati.Shkruaj edhe ti! Fyerja e luftës së lavdishme të UÇK-së dhe trajtimi nënçmues i veteranëve janë të papranueshme. Dorëheqje!”. ia ka shkruar Rrusta ministyrit Murati.