PSD ia ndan ministrit Bislimi “çmimin” për arritje të lartë në ekonomi dhe propagandë

Partia Social Demokrate ka realizuar një aksion në kryeqytet, ku ka kritikuar ministrin Bislimi për deklaratat e tij për uljen e papunësisë.

Natyra Kuçi nga PSD ka thënë se  Ministri Bislimi ka problem me qasjen e tij në ekonomi, dhe se nuk dallon fare nga ministrat e qeverive të kaluara.

Ata madje kanë improvizuar edhe një çmim për ministrin Bislimi, çmimin për arritje të lartë në ekonomi dhe propagandë.

“Nuk bëhet as matja më e vogël për të pa se sa kanë humbur punën dhe sa duhet tani të merren me ta seriozisht. Pra çka po dallon ky ministër nga ministrat tjerë, është se ai e ka ndërru formulën. Ky ministër llogaritë vetëm tregun e bardhë, vetëm ata punëtorë që kanë kontrata, ata që nga tregu joformal po kalojnë për pakon në tregun e bardhë po i shtin në formulë dhe po e ulë papunësinë duke e konsideruar se tregu ra me regjistrimin e punëtorëve të rij. Ministri ka problem me qasjen në ekonomi, ka problem thelbësor meqenëse është i një qeverie të majtë dhe do të duhej të merrej me qytetarët. Në anën tjetër duhet marrë parasysh që pakot prej 170 euro që po ju jepen punëtorëve nuk janë as përafrisht para sa kanë marrë në tregun e zi, rrjedhimisht po konsumojnë më pak. Kemi rritje të përqindjes së formalitetit por kemi rritje të mjerimit”, u shpreh ajo.