PSD hap referendum për bashkim me Shqipërinë: E dimë se Kurti ka 700 punë, por të vijë të votojë

PSD po zhvillon aksion para Qeverisë së Kosovës. Kjo parti, sot me rastin e festës së pavarësisë së Shqipërisë, ka hapur referendum për bashkim me Shqipërine.

Aty është vendosur një tendë për referendum, teksa është ftuar edhe kryeministri Kurti që të votojë.

Nol Nushi nga PSD, tha se Kurti ka 700 punë por më të rëndësishme se bashkimi kombëtar nuk ka.

“Kemi vendosur një pikë votimi ku mund të votohet për referendumin për bashkimin me Shqipërinë. Kjo është nisë nga deklaratat e Kurtit, i cili thoshte se do të votonte për bashkim kombëtar…Po e presim Kurtin që të vijë nga zyra e tij dhe të votojë. Ne e dimë se Kurti ka 700 punë, por besoj se punë më të rëndësishme se nuk ka”, tha ai ndër të tjera.