FOTO

Provokim, vendoset flamuri serb në stemën e Ambasadës së Kosovës në Kroaci

Në tabelën me mbishkrimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Zagreb, një person i panjohur ka ngjitur një afishe me flamurin serb mbi stemën e Kosovës.

Përfaqësuesja e pakicave kombëtare, Ermina Lekaj Prljaskaj, e ka vlerësuar si tentim për të krijuar trazira, transmeton Ballkani.info raportimet e mediave kroate.

Rasti është raportuar në polici dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, tha Lekaj Prljaskaj, duke shtuar se “është kërkuar mbrojtje policore. Ajo raportoi gjithashtu se ka reaguar policia dhe Ministria e Jashtme dhe ka shprehur shpresën që në video të zbulohen autorët”.

“Shpresoj se serbët që jetojnë në Kroaci do të distancohen nga ai akt”.