Barcelona

Provokim apo gabim i paqëllimshëm, faqet zyrtare të Barcelonës përmendin Cristiano Ronaldon dhe Ansu Fatin pas fitores ndaj Betis

Barcelona ka marrë një fitore spektakolare 5-0 ndaj Real Betisit në Estadio Olimpico.

Ka qenë një dominim total i Barcelonës nga fillimi e deri në fund të ndeshjes, ku realizuan edhe pesë gola secili më i bukur se tjetri.

Me tre pikët e fituara ndaj Betis, Barcelona është në krye të La Ligas me 13 pikë pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.

Megjithatë një gabim i rëndë ka ndodhur në fund të ndeshjes, por që është përmirësuar shpejt nga faqja zyrtare e Barcelonës në ‘Twitter’.

Pas fishkëllimës së fundit të përballjes me Real Betis , rrjetet sociale zyrtare të Barcelonës përmendën… Cristiano Ronaldon dhe Ansu Fatin si golashënues të mysafirëve, përkundër se ata nuk kishin shënuar asnjë gol.

Sigurisht që foto qëndroi vetëm disa sekonda, por kishte të tjerë që arritën ta ruanin atë.

Nuk ka pasur reagim nëse ka qenë një provokim i hapur, apo një gabim i paqëllimshëm nga administratorët e rrjeteve zyrtare në klubin kataluas.