Provoi ta zbriste motoçikletën nëpër shkallë, kinezja humbi kontrollin dhe goditi murin VIDEO

Derisa përpiqej ta zbriste motoçikletën, nëpër shkallët e një nënkalimi në Kinë, një grua humbi kontrollin dhe goditi fytyrën për muri.

Në fakt, ajo ishte e padurueshme që të priste në radhë, për të kaluar si duhet nëpër shiritin e dedikuar mjeteve të ndryshme me rrota.

Megjithëse e mbajti gjatë për timoni edhe pse kërcente nëpër secilën shkallë, nuk mundi ta frenonte dhe u rrotullua me gjithë të.

Nuk raportohet për gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa filmi përfundon pa treguar nëse iu ofrua ndonjë ndihmë që të largohet prej aty.

https://www.youtube.com/watch?v=nux33tc0DcE