Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ardi Veliut, Basha paralajmëron reformim të Policisë së Shtetit nëse vjen në pushtet

Lideri i opozitës, Lulzim Basha paralajmëroi reformim të thellë të Policisë së Shtetit, duke e kthyer me standartet e policisë së Kosovës, brenda 6 muajve të parë të qeverisjes së tij, nëse në 25 prill, PD0 vjen në pushtet.

“Policia e Shtetit do i kthehet qytetarë, jo më për të ruajtur arat e kanabisit, jo poshtërohet për të përshëndetur kriminelët me makina të blinduara ndërkohë që rreth nënat e fëmijët, do përbëhet nga njerëz profesionistë jo militantë partie.

Nuk do lejohen kuadro që përdorin drogë dhe veprojnë nën efektin e drogës, por peshku qelbet nga koka. Mirënjohje për ata që në këto kushte mundohen të bëjnë detyrën e tyre, sikurse zotohem që si kryetar i opozitës, do ua heq nga qafa barrën e shefave mafiozë që i kanë tjetërsuar, depersonalizuar i përdorin si mish për top. Reformë e thellë polici që do luftojë krimin do mbrojë qytetarët e do jetë pjesë përpjekjes sonë të suksesshme për të futur vendin në BE. Brenda 6 muajve të parë të qeverisë do keni polici të standarteve të policisë së Kosovës si fillim”.

A do i bashkohet opozita edhe fizikisht protestës së të rinjve per vrasjen e Klodian Rashes?

Basha: Kjo është një protestë e të rinjve shqiptarë, të harruar e braktisur në 7 vite të qeverisjes së Ramës, ka pasur e ka mbështetjen tonë të plotë, sikundër përsëris thirrjen ndaj policisë së shtetit të mos i bindet asnjë urdhri për të ushtruar dhunë ndaj asnjë protestuesi që proteston paqësisht për të drejtat e tyre.