Flakë e tym tek parlamenti. Protestuesit i vënë zjarrin gomave dhe karikaturave të bëra për kryeministrin Edi Rama dhe zona e protestës është mbuluar nga tymi.

Po kështu ata kanë lagur me ujë efektivët e policisë dhe kanë hedhur ndaj tyre sende të forta e drurë.

Potestuesit hedhin vazhdimisht shashka e tymuese në oborrin e parlamentit dhe me vuvuzela kërkojnë largimin e kryeministrit. “Rama ik!” kanë qenë thirrjet e tyre.

Ndërkohë një ambulancë ka marrë me barelë një prej protestuesve i cili është ndjerë keq.