Protestuesit i bllokojnë rrugën eskortës së kryeministrit

Banorë të Rrogozhinës dhe të zonave përreth bllokuan autostradën Kavajë-Lushnje, duke iu përgjigjur thirrjes së opozitës për të protestuar për situatën ekonomike dhe sociale që po përjeton vendi.

Banorët deklarojnë se po protestojnë për rritjen e çmimeve dhe mungesën e punësimit, largimin e të rinjve që nuk e shohin perspektiven në Shqipëri.

Banorët kanë bllokuar autostradën në të dy anët e saj, pranë rrethrrotullimit të Rrogozhinës

Sipas Partisë Demokratike, protesta detyron Ramën të devijojë rrugë.

Eskorta e kryeministrit është bllokuar nga qytetarët në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, ndërsa ishte nisur për në Lushnje.