Protestuesit brohorasin para MPB’së, “Ministria i ka duartë me gjak”, Sveçla i shikon nga afër

Me brohoritjet “Ministër ik”, “ministria i ka duart me gjak”, i janë drejtuar protestuesit ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, pas vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj.

Rrjeti i një sërë organizatash për të drejtat e grave kanë organizuar një marsh protestues “Vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare”, pas vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj.

Ata kanë marshuar nga ministria e Drejtësisë, për të vazhduar te Ministria e Punëve të Brendshme e krejt në fund para Qeverisë së Kosovës.

Me pankarta të ndryshme, ato kanë kërkuar drejtësi e dënim për kriminelët.

Ndërsa, në protestën para Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të pritur protestuesit ka dal Xhelal Sveçla.

Mirëpo protestuesit kanë thirrur “ministër ik”, “ministria i ka duart me gjak”.

Para Ministrisë së Punëve të Brendshme për të pritur protestuesit ka dalë edhe ministri Xhelal Sveçla, por që i cili është injoruar nga ta të cilët vazhdimisht thërrisnin “ministër ik”, “ministria i ka duart me gjak”.