Protestuesi tentoi të fliste me Kurtin, zvarritet në rrugë nga Policia

Një protestues i kompanisë Kosova Thëngjill gjatë ditës së sotme shihet derisa arrestohet nga zyrtarë policorë në afërsi të objektit të Qeverisë së Kosovës.

Siç raporton Nacional, protestuesi po vraponte në drejtim të kryeministrit Kurti që të fliste me të për shqetësimet që kishte kur u ndalua nga zyrtarët policorë.

Në video shihet se si protestuesi është zvarritur në rrugë, ndërkohë që nuk dihet se cilat mund të kenë qenë veprimet që mund të kenë çuar në këtë sjellje nga ana e policëve tanë.

“Po mos më lidh se vij vetë,” – dëgjohet derisa bërtet protestuesi në fjalë në videon e mëposhtme.

Ish-punëtorët e Kosova Thëngjill protestojnë tash e shumë kohë që të bëhen pjesë e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Nacionale do të provojë që të marrë më shumë informacione për rastin.