Protestat e VV’së të paralajmëruara për nesër: Abdullahu i quan kërcënime ndaj Kushtetueses

Pak ditë na ndajnë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për mandatarin për kryeministër, ndërkaq analistët theksojnë faktin se gjyqtarëve po u bëhet presion nga njerëzit në pushtet.

Kështu shprehet edhe njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Abdullahu i cili thotë se gjyqtarët nuk kanë se si të mbrohen, meqë njerëzit në pushtet po kërcënojnë.

Përmes një postimi në Facebook, Abdullahu ka thënë se një ndër kërcënimet që po i bëhen kësaj gjykate janë  protestat e paralajmëruara, përgatitjet për organizim të zgjedhjeve edhe në kohë pandemie, largimi i rrethojave nga ndërtesa e Qeverisë e madje edhe deklarimi i pushtetarëve të Lëvizjes Vetëvendosje se nuk do të pranojnë vendimin e Gjykatës nëse është pro një qeverie të re.

Ai tutje ka renditur edhe fakte të tjerat të cilat paraqesin kërcënim për Gjykatën Kushtetuese të cilat mund të paraqesin problem më të madh se sa duket.

“Tensionimi i situatës është mjet, është mesazh i njerëzve të VV-së në pushtet, për Gjykatën – Nëse ju vendosni për të mos shkuar në zgjedhje, do të ketë trazira, mbase edhe viktima dhe për këtë përgjegjës jeni ju, secili gjyqtar veç e veç. Vini re, kjo vjen nga njerëzit që e kanë në dorë aparatin e dhunës.


Edhe lehtësimi i masave ditëve të fundit të determinuara nga COVID 19 është vendim politik i dirigjuar nga qeveritarët e VV-së. Thjeshtë këto lehtësime mund të jenë e ndërlidhur me qëllimin e pushtetarëve të VV-së – Bënë të mbahen protesta sepse tashmë CODIV -19 nuk paraqet rrezik”, thotë ndër tjerash Abdullahu.