Protesta te Unaza e Re, policia shoqëron 5 persona

Policia ka shoqëruar 5 persona të cilët ishin të pranishëm në protestën kundër prishjes së banesave në Unazën e Re.

Forcat e policisë, gjatë momentit të shoqërimit kanë hasur rezistencën e deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu i cili i është afruar furgonit të policisë për të qenë pranë banorëve.

Deputeti tha se e shoqëroi në furgon njërin prej të ndaluarve sepse policia, sipas tij, ishte e dhunshme dhe prania e tij do të ndalonte abuzimin fizik.