Me nisjen e seancës së Kuvendit ka nisur edhe protesta e opozitës jashë godinës së Parlamentit. Dëgjohen thirrje kundër qeverisë.

Protestuesit mbajnë pankarta në duar dhe flamuj kombëtar. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se situata nuk paraqitet e tensionuar, ndonëse ka nisur hedhja e shashkave tymueseve dhe bidonave të ujit në drejtim të policisë.

Përplasje raportohet të ketë pasur npë afërsi të Ministrisë së Brendshme, aty ku banorët e Unazës së Re u përplasën me policinë që kishte vendosur kordon, e nuk lejonte kalimin drejt Parlamentit.