Protesta nis të përshkallëzohet, qytetarët hedhin mjete piroteknike (FOTO)

Mijëra qytetarë kanë dalë në protestë sot kundër qeverisë. Të vendosur para parlamentit, ndonëse seanca plenare u anulua, protestuesit kanë hedhur thirrje “Rama ik!” duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Deputetët e të gjitha partive opozitare janë ngjitur me radhë në një platformë të vendosur mes protestuesve dhe kanë dorëzuar publikisht mandatet duke thënë se ia dorëzojnë popullit dhe qytetarëve.