Protesta e opozitës, përfundon takimi Berisha-Meta, liderët marshojnë së bashku drejt

Kryedemokrati Sali Berisha së bashku me kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Metën kanë dalë nga selia blu. Ata janë pritur me ovacione nga ana e mbështetësve, të cilët i shoqërojnë drejt rrugës në zonën ku pritet të zhvillohet protesta.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, opozita ka dalë në shesh për të protestuar. Protestuesit kanë hyrë në një pjesë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” që nuk është brenda perimetrit të sigurisë në kuadër të masave të marra për samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë.

Nga pamjet direkte të protestës, vihet re se protestuesit mbajnë në duar pankara në gjuhën angleze si dhe me flamuj të BE-së dhe të Shqipërisë.

Edi, mjaft na vodhe të ardhmen, ka qenë kjo një ndër pankartat në gjuhën angleze që protestuesit mbajnë në duar.

Paralelisht është një automjet (kamionçinë) që është duke transportuar skenën e improvizuar, podiumin ku pritet të flasë edhe kryetari i PD-së.

Kreu Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dalin nga selia e PD, pas takimit të zhviluar mes tyre.

Meta u shoqërua drejt selisë së PD nga Tedi Blushi si edhe Agim Nesho. Pas bisedimeve të zhvilluara mes tyre, ku fokus ka qenë protesta tashmë e cila ka nisur në Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’. Liderët Berisha dhe Meta, pasi kanë dalë nga selia e PD, kanë marshuar së bashku për t’ju bashkuar protestuesve në Bulevard.

Protesta e opozitës zhvillohet në njëjtë kohë me Samitin e BE, ku 27 liderë janë bërë bashkë në kryeqytetin shqiptar./klantv