Prostituta shqiptare në Itali grabitet dhe hidhet nga makina në lëvizje, në gjendje të rëndë për jetën

Një prostitutë shqiptare me iniciale D.C. 27-vjeç me banim në Torino është shtruar në spitalin e Chivasso me plagë të rënda.

Sipas mediave italiane ajo u lëndua pasi një person e kishte marrë me forcë në makinë duke e tërhequr nga flokët. Pasi i ka marrë çantën ai e ka hedhur nga makina e cila ishte në lëvizje dhe u largua me shpejtësi.

Policia italiane është vënë në ndjekje të autorit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

E gjithë ngjarja është parë nga një tjetër shofer i cili po kalonte në atë rrugë kur pa skenën. Ai njoftoi policinë dhe ambulancën që mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, shkruan ABC News.

Siç raportojnë mediat, 27-vjeçarja shqiptare është në gjendje të rëndë për jetën.