Propozon ministri i Financave: Mjekët, policët dhe zjarrfikësit shpërblehen me nga kaq të holla shtesë për dy muajt e ardhshëm

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi  gjatë ditës së sotme ka propozuar  një pako emergjente  e cila fillimisht duhet të aprovohet nga qeveria.

Ministri Bislimi ka propozuar përmes kësaj pakoje, 13 masa ekonomike, që do të ndihmonin në tejkalimin e situatës aktuale, në të cilën ndodhet Kosova, pas përhapjes së virusit Covid-19.

Njëri nga to ka të bëj me një shpërblim me nga 300 euro për dy muajt e ardhshëm ndaj mjekëve e punëtorëve tjerë shëndetësorë, policëve dhe zjarrfikësve për kontributin në këtë kohë të pandemisë.

“Stafi mjekësor, policëve dhe zjarrfikësve. Qeveria e Republikës së Kosovës në bazë të këtij propozimi për këto kategori të nëpunësve publikë do të ndante një shpërblim shtesë në masën fikse prej 300 eurove për secilin në dy muajt në vijim. Pa marrë parasysh nivelin e pagës, gradës secili përfiton prej 300 euro për dy muaj në vijim”, theksoi Bislimi në një konferencë për media.