Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) të hënën, anëtari Visar Krasniqi propozoi shkarkimin e kryesuesit Ardian Hajdaraj.

“Propozimi im është shkarkimi yt nga pozita e anëtarit të Këshillit dhe automatikisht bie edhe prej kryesuesit. Meqenëse jemi bërë hajgarexhi në takime të Këshillit, po bëjmë propozime qysh na teket, qysh na vijnë ndër mend”, tha Krasniqi.

Gjatë mbledhjes, Krasniqi kërkoi nga Agron Qalaj që ta lirojë takimin, duke argumentuar se Hajdaraj është person i paautorizuar dhe qëndrimi i tij pamundëson punën e anëtarëve të tjerë.

Si rezultat, anëtarët Visar Krasniqi dhe Veton Shabani lëshuan mbledhjen, duke e përfunduar pa arritje të ndonjë vendimi.