Lista Serbe

Propaganda e Listës Sërpska pas konfiskimit të pronave: Kurti ua mori kulmin e shtëpisë fëmijëve të Radoiçiqit

Lista Sërpska – partia kryesore e serbëve – pas aksionit të Policisë së Kosovës të enjten, ku u konfiskuan pronat e ish-nënkryetarit të këtij subjekti politik, Millan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për organizimin dhe kryerjen e sulmit terrorist në shtator të vitit të kaluar në veri të Kosovës, tha se autoritetet kosovare i lanë “pa kulm mbi kokë” fëmijët e kryeterroristit serb.

Policia e Kosovës të enjten konfiskoi vilën, restorantin dhe një banesë në pronësi të Radoiçiqit, përgjegjës për sulmin e armatosur në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në veri të Kosovës, derisa një ditë më parë nisi zbatimi i urdhrit ndalues me masë të përkohshme për pasurinë e paluajtshme për rastin Banja që ndodhi më 24 shtator.

VIDEO BONUS: