Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Flamur Kabashi, në emisionin “Tempus” ka theksuar se pronat e ish-nënkryetarit të Listës Serbe dhe njëherësh organizatorit të sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023, Milan Radoiçiq ende nuk janë në pronësi të shtetit.
“Forma se si ka dalë ministrja Haxhiu me Sveçlën se pronat janë të shtetit, realisht kanë gënjyer sepse ato ende nuk janë. Kosova disponon në mënyrë të përkohshme me ato prona”, ka deklaruar Kabashi.
Ai ka thënë se përveç Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Gjykatës, me këtë nuk kanë të bëjnë Qeveria dhe Ministria, andaj sipas tij është e pakuptueshme se si dalin të flasin për gjyqësorin kur kemi vendim të gjykatës lidhur me atë çështje.
“Pa marrë parasysh vullnetin e mirë politik që e kanë pasur dhe dëshirës për t’u sekuestruar apo konfiskuar pasuria, por nuk kanë të bëjnë në asnjë veprim përpos zinxhirit Polici-Prokurori dhe Gjykatë, falë tyre këto prona tani i disponojnë, disa të përhershme dhe disa të përkohshme institucionet tona”, është shprehur Kabashi.
Ai ka deklaruare se ekzekutivi nuk ka dorë në këtë punë.
“Vila ende nuk është pronë e Kosovës, me atë pronë është duke menaxhuar Agjencia”, është shprehur Kabashi, duke thënë se kjo e fundi mund të propozojë të përdoret por jo ta marrë në përdorim gjithmonë.
VIDEO BONUS:







