Pronari i diskotekës më të madhe në vend, Zone Club, Dekorim Sahiti, ka reaguar pas një lajmi se mbrëmë në këtë klub ka pasur përleshje me thika ndërmjet pesë personave.
Ai ka mohuar se kjo ngjarje të jetë zhvilluar në hapësirat e Zone Club, duke përshirë madje edhe oborrin.
Reagimi i plotë i Sahitit:
Lajm i pa vërtetë.
Nuk du as me besu qe eshte lajm me ndonje tendence duke njohur gazeten Sinjali, mendoj qe eshte gabim i ndonje gazetari ose informata te gabuara ne redaksi.
Ky lajm eshte i pa vertete, ne cdo forme mundemi me garantu qe brenda hapsirẽs se ZoneClub duke e perfshire edhe oborrin nuk ka pas ndonje ngjarje te tille.
Kam shprese qe shume shpejte redaksia e Sinjali do ta vertetoj e ta largoj ose permisoj kete lajm.
Flm







