Habib Morina

Pronari i pompës që u mbyll sot: Ministri Peci po e bën për arsye politike, na kërcënoi me Kanun (Video)

Ministria e Bujqësisë në koordinim me Policinë e Kosovës sot ka zhvilluar aksion në dalje të Prishtinës për lirimin e dy pronave kadastrale, më saktësisht, pompën e derivateve “Patroni” dhe një kompani që shtet material ndërtimor.

Pronari i kompanisë “Patroni”, Habib Morina, ka treguar se nuk kanë asnjë vendim të gjykatës për këtë vendim, shkruan Ballkani.info.

Ai ka treguar edhe ne detaje për kontratën dhe lejën e marrë nga Komuna e Prishtinës.

“Ne para 3 dite e kemi marrë një vendim prej ministrit, jo vendim të gjykatës, një vendim që e ka marrë vet për me bë mbylljen e pikës. Nuk e dimë qëllimet e tij. Unë po mendoj që e ka për poena politik. Edhe në televizion kur ka dal para dy ose tri dite na ka quajtur uzurpator. Toka është pronë e Ministrisë dhe kemi kontratë nga viti 2013-të kur e kemi marrë nga qeveria e mëhershme, e cila na ka mundësuar për me bë investime të mëdha këtu. Licenca kanë qenë vetëm pesë vjeçar dhe çdo pesë vjet ka vazhduar kontrata. Prandaj, ne kemi marrë vendim me bë këtë investim, ky biznes është familjar”, ka thënë Morina.

Morina ka treguar se vlera e investimit është 1 milion e 530 mijë euro.

“1 milion e 530 mijë euro ka qenë investimi. Dëmi është i madh, pasi që do të largohen 25 punëtorë që janë të punësuar këtu me administratë”, tha tutje ai.

Ai ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Për më shumë shikojeni videon: