"Site siti"
Promovim i aksionit dhurues “Ushqeji 10.000”
Përfaqësuesit e rrjetit “Të Gjithë të Ngopur” (“Site siti”) sot do t’u bëjnë thirrje qytetarëve dhe biznesmenëve të përfshihen në aksionin e madh dhurues “Ushqeji 10.000”, i cili do të mbahet me rastin e 16 tetorit, Ditës botërore për luftë kundër urisë.
Banorët e Shkupit, Manastirit, Kumanovës, Prilepit, Strumicës, Radovishit, Koçanit dhe Vinicës, mund të dhurojnë ushqim nga ora 10 deri në orën 19 në 32 lokacione.
Organizatori informon se aksionin e organizojnë për shkak të të dhënave të cilat tregojnë se 445.099 qytetarë kanë problem të sigurojnë ushqim ose mesatarisht kanë nga një shujtë në ditë. Nga ana tjetër, në vit në Maqedoni hidhen nga dhjetëra mijë ton ushqim.
Me zvogëlimin e sasisë së mbeturinave nga ushqimi dhe distribuimi i ushqimit të tepërt për njerëzit të cilëve u nevojitet, mund të zvogëlohet problemi me urinë dhe varfërinë.