Prokurorja Speciale kërkon që gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së të nis në verën e vitit 2021

Ka nisur seanca në Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, shkruan ballkani.info

Prokurorja Speciale ka thënë se e kanë njoftuar mbrojtjen me të gjitha materialet.

“Një numër i këtyre hapave hetimorë mund të kryhen vetëm kur çështja mund të bëhet publike. Një pjesë e materialeve që u morën gjatë këtij kontrollimit dhe do të duhen ndoshta hapa tjerë hetimorë lidhur me atë marial…. Prokuroria përpiqet që nxjerjrja e materialeve të kryehet në një mënyrë që nuk e paragjykon mbrojtjen dhe gjykata të informohet në mënyrën e duhur”, ka thënë prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Sepcializuar.

Ajo përmendi verën e vitit 2021 si afat kur do të nis gjykimi i kësaj çështjeje.

“Të gjitha këto nxjerrje materialesh do të diskutohen më vonë. Vet aktakuza përmbanë pretendime të detajuara për akuzat. Në këtë moment, dhe duke u nisur nga hollësitë, për sa i përket aktakuzave duhet të bëhen edhe disa redaktime. Duhet të ndjekim urdhërin e juaj për masa mbrojtëse. Në pika të shkurtra mbrojtja ka informacion të bollshëm për të filluar hetimet menjëherë. Ne ua kemi bërë të ditur afatin e nxjerrjes së materialeve. Nga informacioni që ka mbrojtja, çështja nuk është një befasi për mbrojtjen ngase ka material të bollshëm. Për mendimin e ZPS-së nuk ka arsye që gjykimi i kësaj çështjeje të fillojë në verën e vitit 2021”, ka thënë ai. /Ballkani.info/