Prokuroria tregon çfarë iu konfiskoi të dyshuarve për mashtrim të gjermanëve përmes “call center”

18 persona janë vënë në pranga pas një operacioni nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës. Ata dyshohet se kanë joshur dhe mashtruar qytetarët nga Gjermania përmes platformave online “call center” duke iu ofruar për të investuar në aksione të ndryshme, si dhe në kriptovaluta.

Në pjesën e dytë të operacionit, gjatë kontrollit nëpër lokacionet ku ata kanë zhvilluar veprimtarinë, janë sekustruar 11 mijë euro tjera, duke çuar kështu në total vlerën e parave të sekuestruara në 160 mijë e 300 euro.

Përveç parave, në këto lokacione, janë sekuestruar edhe gjashtë vetura dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave mobil e të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale.

“Vlen të theksohet se deri më tani nga ky operacion janë arrestuar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë sekuestruar gjashtë (6) vetura, 160.300 euro dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave mobil e të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale.

Të gjithë të dyshuarit e arrestuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit  janë dërguar  në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.