Dollarë fals

Prokuroria Speciale publikon pamjet nga aksioni ku u sekuestruan 96 mijë dollarë të falsifikuara

Prokuroria Speciale e Kosovës a dhënë detaje për arrestimin e një personit për falsifikim të parave.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari është arrestuar në qytetin e Hanit të Elezit, dhe është shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit, i dyshuari ka futur dollar amerikan të falsifikuara.

“Prokuroria Speciale njofton se pas një pune operative hetimore, është zhvilluar operacioni policor në qytetin e Hanit të Elezit, ku janë siguruar informata konkrete se personi i dyshuar I. D. shtetas i Maqedonisë së Veriut, është duke futur në Kosovë para të falsifikuara konkretisht Dollar Amerikan.” – thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë Speciale, në këtë rast janë sekuestruar 96 mijë dollar amerikan.

“I dyshuari është arrestuar në flagrancë nga hetuesit policor gjatë tentimit të tij për të vënë në qarkullim një sasi të madhe të dollarëve amerikan që dyshohet se janë të falsifikuara. Po ashtu, nga ky aksion janë sekuestruar para në vlerë prej: nëntëdhjetë e gjashtë mijë (96,000.00) dollar amerikan, një (1) automjet i tipit Reno Megane i përdorur në rast nga i dyshuari, një (1) telefon celular. Me këto veprimi i ndaluari I.D. ka kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’ nga neni 296 i KPRK-së, si dhe me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.” – thuhet në njoftim.

VIDEO BONUS: