Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj M.M, dyshohet se pengoi hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Prokuroria Speciale e Republikë së Kosovës ka njoftuar se sot më 27 dhjetor ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.M në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Siç njofton Prokuroria Speciale rasti ka të bëjë me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ku sipas Prokurorisë, i pandehuri si pjesë e grupit veprimet i ka ndërmarrë pas ndodhjes së vrasjes duke penguar procedurën penale dhe pas hetimit i njëjti ka përdorë dokumente të falsifikuara si dhe ka kanosur personat zyrtar të cilët kanë zhvilluar procedurë penale ndaj tij.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur kundër të pandehuri për shkak se i njëjti ka kryer veprat penale  “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, ‘’Kanosja” dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve”.