Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin se gjatë bastisjes më 28 maj, kryesisht në pjesën veriore të Kosovës, tek disa të dyshuar janë gjetur armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm.
Për këtë Prokurori i rastit ka zgjeruar hetimet për personat tek të cilët janë gjetur armë dhe municion të cilët i kanë poseduar pa leje të organit kompetentë.
Gjatë aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës janë arrestuar 30 persona, prej tyre, 19 zyrtarë policorë. Ata dyshohen për krim të organizuar, kontrabandë, etj. /Ballkani.info/







