Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit për Masakrën e Reçakut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokuroria Speciale, Arbnora Luta.
“Prokuroria Speciale mund t’ju konfirmojë se Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z.Besim Kelmendi, është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, në kuadër të procesit hetimor lidhur me rastin për të cilin keni parashtruar pyetje“, ka thënë Luta.
Ajo ka deklaruar se Prokuroria Speciale shpreh vlerësimin për “gatishmërinë dhe kontributin që z.Kelmendi ka dhënë lidhur me zbardhjen e një çështjeje penale, që Prokuroria Speciale e ka në trajtim”.







