Prokuroria Speciale

Prokuroria propozon dërgimin në Institucion Edukativo-Korrektues të të miturit që dyshohet për përgatitje të veprave terroriste

Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka kërkuar që ndaj të miturit B.M të shqiptohet masa institucionale edukative, Dërgimi në Institucion Edukativo-Korrektues.

I mituri B.M dyshohet për veprën penale “përgatitja e veprave terroriste apo veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas përfundimi të procedurës përgatitore ndaj të miturit B.M, ka ngritur Propozim shqiptimin e masës institucionale edukative, Dërgimi në Institucionin Edukativo- korrektues, për shkak të veprës penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, nga neni 138 lidhur me nenin 129 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njofitm.